• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja sot në mëngjes ka kryer sulme të reja ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen me raketa "Tomahavk"

SHBA-ja sot në mëngjes ka kryer sulme të reja ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen me raketa

Uashington, 13 janar 2024 (MIA) - Ushtria amerikane mëngjesin e sotëm ka kryer sulm të ri ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen, një ditë pasi SHBA-ja dhe Britania e Madhe i filluan sulmet e tyre ajrore ndaj caqeve të Huthëve në këtë vend, transmeton DPA.

Komanda qendrore e SHBA-së njoftoi se në "vazhdim të aksionit" sot në mëngjes ishte sulmuar lokacioni në të cilin gjendej një radar i Huthëve, ndërsa sulmin e ka kryer shkatërruesi detar "Karni" me raketa Tomahavk.

Në Sana, kryeqyteti i Jemenit, sot në mëngjes ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. 

Si-En-En, duke iu referuar një funksionari amerikan, informon se sulmet ishin dukshëm më të vogla se natën e kaluar. 

Huthët dje qëlluan të paktën një raketë balistike kundër anijes në një anije komerciale, shtoi televizioni Atlanta.

Kanali televiziv Al Masira, i kontrolluar nga Huthët, herët në mëngjes njoftoi se SHBA-ja dhe Britania e Madhe e sulmojnë kryeqytetin e Jamenit, Sana.

Në ditën e parë të sulmit të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj pozicioneve të Huthëve të premten ishin gjuajtur 28 lokacione dhe më shumë caqe. Uashingtoni dhe Londra njoftuan se aksionin e kanë kryer për shkak të sulmeve të Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq. 

Presidenti Xho Bajden dje paralajmëroi se Huthët mund të përballen me sulme të reja. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR