• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja shpalli urdhërarrest prej pesë milionë dollarëve për Maksimilian Rivkin, kriminel ndërkombëtar suedez me origjinë serbe

SHBA-ja shpalli urdhërarrest prej pesë milionë dollarëve për Maksimilian Rivkin, kriminel ndërkombëtar suedez me origjinë serbe

Uashington, 8 qershor 2023 (MIA) - SHBA-ja shpalli urdhëarrest prej pesë milionë dollarëve për çfarëdo lloj informacioni i cili i qon drejt burgosjes së Maksimilian Rivkinit, kriminel ndërkombëtar suedez me origjinë serbe, njoftuan mbrëmë nga Departamenti i Shtetit. 

SHBA-ja e akuzon Rivkin (39), i cili njihet me pseudonimet  „Maximilan”, „Teamsters“, „Malmö”, „Microsoft” dhe „Max”  si administrator dhe influenser i platformës së shifruar të komunikimit e përdorur nga kriminelët në mbarë botën për pjesëmarrje në vepra të ndryshme kriminale nga dhjetori i vitit 2020 deri në pranverën e vitit 2021.

"Komunikimet e tij në platformë e përfshijnë në disa aktivitete kriminale duke përfshirë pjesëmarrjen në tregti me drogë, larje parash, komplote për vrasje dhe akte të tjera të dhunshme", deklaroi zëdhënësi Metju Miler. 

Në urdhërarrest thuhet se shërbimi i koduar i komunikimit për trafikantët e drogës u zhvillua fshehurazi nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe u lëshua në vitin 2018 (por Rivkin nuk dinte për këtë). Duke përdorur shërbimin në operacione ndërkombëtare me shërbime të shumta policore, FBI kapi mbi 800 kriminelë, gjatë të cilëve u sekuestruan 38 tonë drogë dhe 48 milionë dollarë në valuta të ndryshme.

Nga Departamenti i Shtetit theksojnë se oferta për shpërblim e publikuar bashkërisht me shërbimin e policisë së Suedisë e cila e ka akuzuar Rivkin për tregti me drogë dhe kontrabandë. 

Nga porota federale në Uashington ai më 28 maj ishte akuzuar për komplot me zhvatje dhe përfshirje në tregtinë me drogë dhe larje parash. 

"Kjo ofertë e përbashkët për shpërblim i përforcon përpjekjet e SHBA-së që të dëmtohet krimi ndërkombëtar në nivel global dhe të ndërtohet koalicion për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike", deklaroi Miler. 

Shtoi se krimi i organizuar ndërkombëtar dhe tregtia e paligjshme me narkotikë është kërcënim për progresin ekonomik dhe sfidë për stabilitetin e qeverive dhe shoqërive në mbarë botën. 

"SHBA-ja qëndron me aleatët tanë kundër krimit ndërkombëtar dhe dhunës lidhur me të kudo në botë", shtoi Miler.

Në urdhërarrestin për Rivkin thuhet se është shtetas i Suedisë me origjinë serbe. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR