• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja sheh një mundësi të vogël për një përmbysje të situatës në Niger pas grushtit të shtetit

SHBA-ja sheh një mundësi të vogël për një përmbysje të situatës në Niger pas grushtit të shtetit

 Uashington, 1 gusht 2023 (MIA) – Një funksionar i lartë amerikan deklaroi se ka mundësi të vogla që të vijë deri në ndryshim të situatës në Niger pas grushtit të shtetit të javës së kaluar, ndërsa qëndrimi diplomatik dhe ushtarak i SHBA-së do të varet nëse një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike do të kthehet në pushtet.qeveria në ditët dhe javët në vijim.

Mediat britanike raportojnë se SHBA-ja e dënon përmbysjen ushtarake të Presidentit të zgjedhur Mohamed Bazum, që është marrja e shtatë ushtarake e pushtetit në njërin nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore në më pak se tre vjet, që i  rrit druajtjet  për sigurinë në rajonin e Sahelit. 

 Qëllimi i Uashingtonit është të mbështesë bllokun rajonal të Afrikës Perëndimore EKOVAS (ECOWAS) në përpjekjen e tyre për të anuluar marrjen e pushtetit në Niger, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili dëshironte të mbetet anonim.

 "Nuk mendojmë se ajo në tërësi është bërë mirë dhe besojmë se ka disa mundësi që ajo të kthehet ," theksoi ai.

 EKOVAS para dy ditëve u dha udhëheqësve të grushtit të shtetit të Nigerit një javë për ta kthyer Bazumin e rrëzuar ose do të përballen me sanksione dhe përdorimin e mundshëm të forcës.

SHBA-ja, Franca dhe vende të tjera perëndimore kanë ushtarë në Niger dhe kanë bashkëpunuar me qeverinë e mëparshme në luftën kundër forcave militante të lidhura me Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR