SHBA-ja prej nesër me 104 për qind dogana për importin nga Kina
- – SHBA-ja do të vendosë doganë prej 104 për qind për mallin kinez nga e mërkura, në orën 00:01 sipas zonës kohore lindore amerikane (sonte, ora 21:01 sipas kohës në Maqedoninë e Veriut), konfirmoi një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, informojnë mediat perëndimore.
- Post By Fitore Curri
- 20:38, 8 prill, 2025

Uashington, 8 prill 2025 (MIA) – SHBA-ja do të vendosë doganë prej 104 për qind për mallin kinez nga e mërkura, në orën 00:01 sipas zonës kohore lindore amerikane (sonte, ora 21:01 sipas kohës në Maqedoninë e Veriut), konfirmoi një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, informojnë mediat perëndimore.
Ky vendim vijon pasi Pekini nuk i shfuqizoi kundërmasat e tij ndaj produkteve amerikane deri në afatin e përcaktuar – e martë në mesditë, siç kërkoi më parë presidenti amerikan Donald Tramp.
Në vend të kësaj, Kina njoftoi se “do të luftojë deri në fund” dhe do të ndërmarrë kundërmasa kundër Shteteve të Bashkuara Amerikane që t’i mbrojë interesat e saj, pasi presidenti Tramp u kërcënua me doganë shtesë prej 50 për qind për importin kinez.
Ministria e Tregtisë në Pekin njoftoi se vendosja e të ashtuquajturave “dogana reciproke” nga ana e SHBA-së ndaj Kinës është “plotësisht e pabazë dhe përfaqëson praktikë të njëanshme tipike të frikësimit”.
Kina, ekonomia e dytë për nga madhësia në botë, paralajmëroi dogana hakmarrëse, ndërsa Ministria në deklaratën e saj të fundit njoftoi se mund të vijojnë ende masa.
“Kundërmasat të cilat i ndërmerr Kina kanë për qëllim ta mbrojnë sovranitetin e saj, sigurinë dhe interesat zhvillimore, si dhe ta ruajnë rendin normal ndërkombëtar tregtar. Ato janë plotësisht legjitime”, njoftoi Ministria. fc/
Foto: Arkivi