SHBA-ja po punon në organizimin e takimit Netanjahu dhe Al Shira
- SHBA-ja po punojnë në organizimin e takimit mes liderit sirian Ahmed al-Shara dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu muajin e ardhshëm gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, njofton "Skaj njuz Arabia".
- Post By Qefsere Abduli
- 09:23, 22 gusht, 2025
Uashington, 22 gusht 2025 (MIA) - SHBA-ja po punojnë në organizimin e takimit mes liderit sirian Ahmed al-Shara dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu muajin e ardhshëm gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, njofton "Skaj njuz Arabia".
Thuhet se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, duhet të marrë pjesë në mbledhjen mes Netanjahut dhe al Shiras, njofton "Tajms of Izrael".
"Skaj njuz Arabia" njoftoi se emërimi i fundit i një përfaqësuesi të ri sirian në Kombet e Bashkuara mund të tregojë se takimi do të mbahet në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s