• e enjte, 04 dhjetor 2025

SHBA-ja ofron 50 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Maduro

SHBA-ja ofron 50 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Maduro

Uashington, 8 gusht 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ofrojnë shpërblim prej 50 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro, deklaroi dje prokurorja e përgjithshme e shtetit, Pem Bondi.

Në një video të postuar në "X", Bondi akuzon Maduron për bashkëpunim me grupe, përfshirë bandën e burgjeve venezuelase Tren de Aragua dhe kartelin e drogës Sinaloa.

Sipas Departamentit amerikan të shtetit, SHBA-ja më parë kishte ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarë për informacion eventual lidhur me Maduron.

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR