• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja nuk e ndryshon politikën e sanksioneve ndaj Venezuelës pa hapa konstruktivë nga Maduro

SHBA-ja nuk e ndryshon politikën e sanksioneve ndaj Venezuelës pa hapa konstruktivë nga Maduro
Uashington, 6 tetor 2022 (MIA) – SHBA-ja nuk planifikon ta ndryshojnë politikën e sanksioneve kundër Venezuelës “pa hapa konstruktivë” të presidentit Nikollas Maduro për kthimin e demokracisë. "Politika ndaj Venezuelës mbetet e pandryshuar. SHBA-ja vazhdon të zbatojë sanksionet", tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Adrien Uotson. Kjo deklaratë erdhi pasi gazeta "Uollstrit zhurnal" raportoi se Uashingtoni po përgatitet të zbusë disa sanksione ndaj Venezuelës, me qëllim që t'i lejojë korporatës energjetike amerikane "Shevron" të vazhdojë me prodhimin e naftës në këtë vend. Gazeta publikoi se në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, qeveria e Maduros do të vazhdojë me bisedimet me opozitën në vend që të dakordohen kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta presidenciale në vitin 2024. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR