SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën me vlerë prej 180 milionë dollarë
- Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se ka miratuar shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve për Ukrainën për mbështetje dhe mirëmbajtje të sistemeve të mbrojtjes ajrore nga prodhimi amerikan me vlerë deri në 180 milionë dollarë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:27, 25 korrik, 2025
Uashington, 25 korrik 2025 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se ka miratuar shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve për Ukrainën për mbështetje dhe mirëmbajtje të sistemeve të mbrojtjes ajrore nga prodhimi amerikan me vlerë deri në 180 milionë dollarë.
"Qeveria e Ukrainës kërkoi blerjen e pajisjeve dhe shërbimeve për trajnim, mirëmbajtje dhe modernizim të sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore të origjinës amerikane", thuhet në njoftimin e Agjencisë së bashkëpunimit ushtarak dhe sigurisë së Departamentit të shtetit, transmeton Ukrinform.
Shitja e pajisjeve dhe shërbimeve përfshin, ndër të tjera, riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të blera, pjesë rezervë, trajnim të personelit, shërbime inxhinierike, teknike dhe logjistike.
Në dokument është theksuar se kjo marrëveshje "do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme të SHBA-së dhe sigurisë kombëtare duke forcuar sigurinë e vendit partner i cili është një faktor drejtues për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë".
Pajisjet dhe shërbimet do t'i sigurojnëkompanitë amerikane Sierra Nevada Corporation dhe V2X. Në dokument nuk është specifikuar se kush do të paguajë ose kompensojë shpenzimet sipas marrëveshjes.qa/
Foto: Arkivi i MIA-s