SHBA-ja miratoi shitje të re të armëve për Ukrainën në vlerë prej 322 milionë dollarëve
- Departamenti amerian i Shtetit miratoi shitje të armëve dhe pajisjes ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 322 milionë dollarëve, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të saj për mbrojtje kundërajrore dhe për ta siguruarKievin me automjete të blinduara luftarake.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:55, 24 korrik, 2025
Uashington, 24 korrik 2025 (MIA) - Departamenti amerian i Shtetit miratoi shitje të armëve dhe pajisjes ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 322 milionë dollarëve, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të saj për mbrojtje kundërajrore dhe për ta siguruarKievin me automjete të blinduara luftarake.
Sipas kumtesës, Kongresi është njoftuar se nga pakoja e përgjithshme, 150 milionë dollarë janë dedikuar për pjesë rezervë, mirëmbajtje dhe remont të automjeteve të blinduara amerikane, përderisa 172 milionë dollarë do të ndahen për sisteme të raketave tokë-ajër.
Miratimi vjen vetëm disa javë pas vendimit të ministrit të Mbrojtjes, Pit Hegset për ndalje të përkohshme të dërgesave, me qëllim të revizionit të rezervave ekzistuese. Por, presidenti Donald Tramp ndërkohë e ndryshoi qëndrimin dhe publikisht premtoi vazhdim të dërgesave, duke propozuar që aleatët evropianë të blejnë pajisje ushtarake amerikane të cilën më pas do t'ia dërgojnë Ukrainës.
Tani për tani nuk është e qartë se si propozimi i ri do të përputhet me atë aranzhman. Prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka dërguar mbi 67 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe të sigurisë për Kievin. ab/
Foto: arkivi