• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Sudanit

SHBA-ja me sanksione të reja ndaj Sudanit

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja shpalli sanksione për dy kompani, prej të cilave njëra është me seli në Rusi, dhe ndaj një individi të akuzuar për nxitje të paqëndrueshmërisë në Sudan, ku në luftëra humbën jetën mijëra, ndërsa miliona civilë ishin detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. 

Kjo është pakoja e fundit e sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni që kur shpërthyen përleshjet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) në mes të prillit mbi planet për një tranzicion politik dhe integrimin e RSF në ushtri.

"Veprimi i sotëm kërkon përgjegjësi nga ata që minuan përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe demokratike në Sudan", deklaroi nënsekretari i Ministrisë amerikane të Financave për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare. Ne do të vazhdojmë të ndjekim penalisht aktorët që vazhdojnë këtë konflikt për përfitime personale", Brajan Nellson.

Ministria e Financave njoftoi se sanksione janë shpallur edhe për Ali Karti, ministrin e Punëve të Jashtme të Bashirit, i cili e kryesoi lëvizjen islamike në Sudan pas rrëzimit të Omar al Bashir në vitin 2019. 

Sanksione janë shpallur edhe ndaj kompanisë "GSK Edvans" (GSK Advance) me seli në Sudan, e cila sipas Ministrisë amerikane të Financave ishte shfrytëzuar si furnizuese e RSF-së.

GSK ka bashkëpunuar me kompaninë ruse për furnizim ushtarak Aviatrejd (Aviatrade), që të organizojë furnizim të disa pjesëve për fluturake pa pilot të cilat më parë i ka blerë armata. 

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken tha më herët se Uashingtoni kishte ndërmarrë hapa këtë javë për të vendosur kufizime të vizave për njerëzit që besohet se janë pjesë e përpjekjeve për të minuar tranzicionin demokratik të Sudanit, duke përfshirë islamikë sudanezë dhe ish-zyrtarë, si dhe dhunues të tjerë të të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrës në akte të tjera. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR