• e premte, 22 nëntor 2024

SHBA-ja me sanksione për ndihmësit e huthëve, Kuds dhe Hezbollah

SHBA-ja me sanksione për ndihmësit e huthëve, Kuds dhe Hezbollah

Uashington, 26 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja sot ka imponuar sanksione antiterroriste kundër mbështetësve financiarë dhe tregtarë të huthëve të Jemenit, Forcave iraniane Kuds dhe grupit Hezbollah të Libanit.

Sanksionet synojnë gjashtë subjekte, një individ dhe dy cisterna me bazë në Liberi, Indi, Liban dhe Kuvajt.

Të gjithë ata janë të angazhuar në lehtësimin e transportit të burimeve dhe transaksioneve financiare, thadeklaruan nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

"Do të vazhdojmë të përdorim instrumentet që kemi në dispozicion për të synuar ata që transportojnë mallra të paligjshme për të mirën e grupeve terroriste", deklaroi Methju Myler, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Nga Ministria njoftojnë gjithashtu se sanksionet u vendosën ndaj 11 personave fizikë dhe subjekteve për mbështetjen e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad përmes "mundësimit të transfertave të paligjshme financiare dhe shitjes së narkotikëve të paligjshëm", deklaruan nga Ministria. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR