SHBA-ja me sanksione kundër disa grupeve militante të lidhura me Iranin
- Departamenti i shtetit mbrëmë ka sanksionuar grupet militante Kataib Saed ash-Shuhada dhe Kataib Hizballa si dhe liderët e këtyre grupeve.
- Post By Fami Bajrami
- 17:05, 18 nëntor, 2023
Uashington, 18 nëntor 2023 (MIA) - Departamenti i shtetit mbrëmë ka sanksionuar grupet militante Kataib Saed ash-Shuhada dhe Kataib Hizballa si dhe liderët e këtyre grupeve.
Një kumtesën e Ministrisë së Financave thuhet se ata qëndrojnë pas sulmeve ndaj ushtrisë amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak dhe Siri.
“Këto hapa dërgojnë sinjal drejt grupit Kataib Hizballa dhe mbështetës të ngjashëm nga Irani se SHBA do të përdorin të gjitha instrumentet e mundshme për të mbajtur të përgjegjshëm lojtarët oportunistë që duan të përdorin situatën në Gaza për qëllimet e tyre”, deklaroi Brajan Nelson, zëvendësministër i Financave i ngarkuar për luftë kundër terrorizmit dhe inteligjencës financiare.
Disa nga individët e sanksionuar të lidhur me Kataib Hizbolla janë udhëheqës të grupit të cilët sipas ministrisë kanë bashkëpunuar me Gardën revolucionare islamike të Iranit për të trajnuar luftëtarët.
Nën sanksione poashtu janë edhe forcat Kuds (the Qods Force), degë e Gardës që kontrollon grupet militante në rajon. Madje, sipas Uashingtonit, Kuds merret me organizimin e udhëtimit dhe trajnimit të luftëtarëve të Kataib Hizbolla në Iran.