• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja pretendon se 8.000 trupa të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin Kursk të Rusisë

SHBA-ja pretendon se 8.000 trupa të Koresë së Veriut ndodhen në rajonin Kursk të Rusisë

 Nju-Jork, 31 tetor 2024 (MIA) - SHBA-ja  ka informacione se 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë "për momentin" në rajonin e Kurskut të Rusisë, deklaroi sot para Këshillit të Sigurimit të KB-së, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në organizatë, Robert Vud.

 "Me respekt të madh, kam një pyetje për homologun tim rus: A vazhdon Rusia të pretendojë se nuk ka ushtarë në Rusi," pyeti Vud.

 Përfaqësuesi rus në takim nuk iu përgjigj pyetjes, raportojnë mediat amerikane.

 

QËNDRONI TË LIDHUR