SHBA-ja me ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë
- – SHBA-ja do të sigurojë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes.
- Post By Fitore Curri
- 18:23, 20 nëntor, 2024
Uashington, 20 nëntor 2024 (MIA) – SHBA-ja do të sigurojë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 275 milionë dollarë, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes.
“Pakoja përfshin municion për sistem për raketahedhës (HIMARS), i cili ka rreze veprimi prej rreth 80 kilometra. Në pako janë përfshirë edhe dronë, armë kundërtankeve, municion artilerik prej 105 dhe 155 milimetra”, njoftoi Pentagoni.
SHBA-ja është furnizuesja më e madhe e armës për Ukrainën. Sipas të dhënave të Pentagonit, nga shkurti i vitit 2022 në Ukrainë është dërguar ndihmë ushtarake me vlerë të përgjithshme prej mbi 60,4 miliardë dollarë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s