• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia me stërvitje e paralajmërojnë Korenë e Veriut

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia me stërvitje e paralajmërojnë Korenë e Veriut

Seul, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Stërvitja e sotme e përbashkët e forcave të armatosura të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë në afërsi të ishullit koreanojugor Xhexhu ka për qëllim përforcimin e përgjigjes së tyre të përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore koreanoveriore, u deklaruan shefat e Shtatmadhorisë.

Në stërvitje morën pjesë edhe bombarderë amerikanë me rreze të gjatë veprimi B-1B dhe aeroplanë luftarakë koreanojugorë dhe japonezë.

Koreja e Veriut më parë e vlerësoi shpërndarjen e paralajmëruar të bombarduesve amerikanë si dëshmi për armiqësinë amerikane dhe të hënën si provë e lansoi raketën balistike ndërkontinentale Hvasong -18 (ICBM) në det, siç ishte bërë e ditur, si paralajmërim për SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e dënuan lansimin si provokim, duke thënë se kjo ka shkelur një seri të rezolutave të Këshillit të Sigurisë së KB-së me të cilat ndalohet çfarëdo lloj aktiviteti balistik i Phenianit.

Lideri koreanoverior Kim Xhong Un tha se lansimi ka treguar se si Koreja e Veriut do të mund të përgjigjet nëse SHBA-ja sjellë "vendim të gabuar kundër saj".

Vetëm këtë vit Koreja e Jugut ka kryer rreth 100 teste të raketave të ndryshme balistike, ndërsa ekspertët e huaj besojnë se po bën përpjekje që ta modernizojë arsenalin e saj bërthamor dhe të marrë lëshime më të mëdha nga SHBA-ja.

Si përgjigje, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i zgjeruan stërvitjet ushtarake, e përforcuan bashkëpunimin ushtarak me Japoninë dhe e rritën shpërndarjen e përkohshme të forcave të fuqishme amerikane në Korenë e Jugut, duke përfshirë bombardues dhe nëndetëse të centraleve bërthamore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR