SHBA-ja konsideron se aeroplani i Prigozhinit me siguri është rrëzuar me raketë tokë-ajër, të gjuajtur nga territori rus
- SHBA-ja beson se aeroplani në të cilin ka udhëtuar Evgenij Prigozhini ndoshta është rrëzuar me një raketë tokë-ajër të gjuajtur nga territori rus, raportojnë mediat britanike, duke cituar burime nga qeveria amerikane të cilët donin të mbesin anonimë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:20, 24 gusht, 2023
Uashington, 24 gusht 2023 (MIA) – SHBA-ja beson se aeroplani në të cilin ka udhëtuar Evgenij Prigozhini ndoshta është rrëzuar me një raketë tokë-ajër të gjuajtur nga territori rus, raportojnë mediat britanike, duke cituar burime nga qeveria amerikane të cilët donin të mbesin anonimë.
Nga atje theksuan se bëhet fjalë për vlerësim paraprak dhe se informacionet për rastin ende janë duke u analizuar.
Autoritetet ruse thanë se Evgenij Prigozhi dhe krahu i tij i djathtë Dmitri Utkini ishin mes 10 pasagjerëve në aeroplanin privat që dje u rrëzua në veri të Moskës dhe se nuk ka të mbijetuar.
Foto: Skrinshot Al Xhezira