• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA-ja konfirmoi se është vrarë lideri i "Shtetit Islamik" në Irak

SHBA-ja konfirmoi se është vrarë lideri i

Uashington, 15 mars 2025 (MIA) - Armata amerikane kumtoi se ka vrarë një komandant të lartë të grupit terrorist "Shteti Islamik" në Irak gjatë një sulmi ajror të kryer në koordinimin me autoritetet lokale. 

Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) konfirmoi se në sulmin është vraër Abdullah Maki Muslih al-Rifai, i njohur si Abu Hadixha, si dhe një tjetër anëtar i grupit terrorist.

"Abu Hadixha ishte një nga liderët kryesorë operativ ë Shtetit Islamik, përgjegjës për operacionet globale, logjistikën dhe financat e grupit”, theksohet në kumtesën. 

Kryeministri i Irakut Mohamed Shia al-Sudani dje kumtoi se është vrarë lideri i organizatës xhihadiste Shteti Islamik në Irak dhe Siri, i cili “konsiderohet si një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë në përgjithësi". ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR