• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja ka vendosur sanksione për përfaqësues të Drejtorisë palestineze dhe anëtarë të PLO-së

SHBA-ja ka vendosur sanksione për përfaqësues të Drejtorisë palestineze dhe anëtarë të PLO-së

Uashington, 31 korrik 2025 (MIA) - SHBA-ja ka vendosur sanksione kundër përfaqësuesve të Drejtorisë palestineze (PA) dhe anëtarë të Organizatës çlirimtare palestineze (PLO), kumtoi sot Departamenti i Shtetit.

Siç thuhet në kumtesë, sanksionet përfshijnë ndalesë për dhënie të vizave amerikane për individët e përfshirë.

"Në interes të sigurisë kombëtare është të vendosim pasoja dhe t'i bëjmë thirrje në përgjegjësi PLO-në dhe Drejtorinë palestineze për mosrespektimin e obligimeve të tyre ndërkombëtare dhe minimin e gjasave për paqe të përhershme në Lindjen e Mesme...Duke përfshirë edhe ato të përmbajtura në Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB-së 242 dhe 338", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR