• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj vajzës dhe djalit të Milorad Dodikut dhe kompanive të tyre

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj vajzës dhe djalit të Milorad Dodikut dhe kompanive të tyre

Sarajevë, 20 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja sot vendosi sanksione ndaj Gorica dhe Igor Dodik, vajzës dhe djalit të presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik si dhe kompanive në pronësi të tyre.

"Igor dhe Gorica Dodik janë pjesë kyçe e rrjetit mbështetës të Dodikut dhe mundësojnë korrupsionin e tij. Ata morën mjete publike të Republikës Sërpska dhe qytetarëve për pasurimin e tyre”, publikoi ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Shton se kanë mbështetur "politikat, veprimet dhe retorikën destabilizuese të cilat sfidojnë dhe minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke përfshirë sulmet ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës".

Restoranti "Agape" në pronësi të Gorica dhe Ivana Dodik, bashkëshortes së Igor Dodikut, kompania “Agrovoqe” e cila është e lidhur me Gorica Dodik, kompania “Frut Eko” që lidhet me Igor Dodikun, si dhe kompania “Global Liberti” të cilat janë të lidhura me Igor dhe Gorica Dodik.

Ministria e Financave të SHBA-së sot njoftoi se sanksionet janë vendosur ndaj “liderit nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës”, si dhe ndaj individëve dhe subjekteve të tjera të lidhura me të, transmeton Beta. 

Milorad Dodik më herët ishte në "listën e zezë" amerikane për shkak të pengimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. 

Dodik është gjithashtu nën sanksionet e Britanisë së Madhe. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR