• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj 13 personave fizikë dhe juridikë, përfshirë ata që dyshohet se kanë lidhje me dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina

SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj 13 personave fizikë dhe juridikë, përfshirë ata që dyshohet se kanë lidhje me dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina

Uashington, 24 gusht 2023 (MIA) - SHBA-ja ka njoftuar se po vendosin sanksione ndaj 13 personave të tjerë fizikë dhe juridikë, përfshirë ata që dyshohen se kanë ndihmuar në dëbimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Tomas-Grinfild tha se SHBA-ja do të marrë gjithashtu masa për të vendosur ndalimin e vizave për tre persona, përfaqësues të autoriteteve të emëruara nga Moska në territoret e pushtuara ukrainase, për përfshirjen e tyre në shkeljen e të drejtave të njeriut kundër të miturve në Ukrainë.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të qëndrojnë në një anë derisa Rusia kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit," tha ambasadori amerikan në një seancë të Këshillit të Sigurimit të KB-së kushtuar Ukrainës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR