• e enjte, 20 qershor 2024

SHBA-ja ka rrëzuar pesë fluturake pa pilot mbi Detin e Kuq

SHBA-ja ka rrëzuar pesë fluturake pa pilot mbi Detin e Kuq

Uashington, 29 prill 2024 (MIA) - Ushtria amerikane këtë mëngjes ka rrëzuar pesë fluturake pa pilot mbi Detin e Kuq, publikoi Komanda qendrore amerikane në rrjetin social Iks.

Këto drone, thonë ata, paraqesin kërcënim të drejtpërdrejt për anijet amerikane, të koalicionit dhe tregtare në rajon.

"Këto aktivitete janë ndërmarrë që të mbrohet liria e lundrimit dhe të bëhen ujërat ndërkombëtarë më të sigurt", shtohet në komunikatë.

Nga nëntori i vitit të kaluar, huthët sulmojnë anje komerciale në Detin e Kuq dhe Gadishullin Aden me predha dhe fluturake pa pilot, në, siç thonë, mbështetjen për grupin militant palestinez Hamas në konfliktin me Izraelin në Rripin e Gazës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR