SHBA-ja ka premtuar 116 milionë dollarë shtesë ndihmë për refugjatët Rohinxha në Bangladesh
- SHBA-ja siguron më shumë se 116 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për popullatën cenueshme në Burma, Bangladesh dhe rajon, duke përfshirë më shumë se 74 milionë dollarë ndihmë për refugjatët Rohinxha dhe komunitetet ku ata jetojnë, kumtoi mbrëmë sekretari shtetëror Entoni Blinken.
Uashington, 22 shtator 2023 (MIA) - SHBA-ja siguron më shumë se 116 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për popullatën cenueshme në Burma, Bangladesh dhe rajon, duke përfshirë më shumë se 74 milionë dollarë ndihmë për refugjatët Rohinxha dhe komunitetet ku ata jetojnë, kumtoi mbrëmë sekretari shtetëror Entoni Blinken.
Nga viti 2017, më shumë se 740.000 Rohinxhë kanë ikur në Bangladesh nga gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe spastrimi etnik në shtetin Rakajn në Mianmar, i njohur më parë si Burma.
“Me këtë ndihmë të re, mbështetja totale e SHBA-së për zonën e krizës së Burmës, Bangladesh dhe rajonit që nga viti 2017 deri më tani arrin në 2.2 miliardë dollarë”, tha Blinken.
Ndihma përbëhet edhe nga uji i pijshëm, mbrojtje mjekësore, edukim, strehim dhe mbështetje psikologjike.
"Ndihma është edhe për 540,000 anëtarët e komuniteteve në Bangladesh që kanë pranuar refugjatët.
Shtetet e Bashkuara vlerësuan bujarinë e qeverisë dhe popullit të Bangladeshit dhe vendeve të tjera që u kanë dhënë strehim Rohinxhëve dhe u bënë thirrje donatorëve të tjerë që t'i bashkohen përgjigjes humanitare në Bangladesh duke mbështetur viktimat e dhunës në Burma dhe duke zgjidhur krizën e refugjatëve në rajon. ls/