SHBA-ja ka konfirmuar rastin e parë të rëndë të gripit të shpendëve te një njeri
- Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) njoftoi se një pacient me formë të rëndë të gripit të shpendëve H5N1 është hospitalizuar në Luizianë. Ky është rasti i parë i tillë i njohur në SHBA.
Uashington, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) njoftoi se një pacient me formë të rëndë të gripit të shpendëve H5N1 është hospitalizuar në Luizianë. Ky është rasti i parë i tillë i njohur në SHBA.
Specialistët nuk presin shpeshtësinë e rasteve të tilla në SHBA, por paralajmërojnë se H5N1 mund të shkaktojë vdekje, siç është vërejtur në vende të tjera këtë vit.
Analizat paraprake gjenomike tregojnë se virusi i përket gjenotipit D1.1, i cili së fundmi është identifikuar te shpendët në SHBA, Kanada dhe rajone të tjera. Në SHBA, deri më tani janë regjistruar 61 raste te njerëzit që nga prilli, kurse ky është rasti i parë që lidhet me kultivimin e shpendëve vendas, jo komercialë. ls/
Foto: Arkiv