• e premte, 20 dhjetor 2024

SHBA-ja i vendosi sanksione të reja Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së saj ndaj Rusisë

SHBA-ja i vendosi sanksione të reja Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së saj ndaj Rusisë

Uashington, 9 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione për individë dhe subjekte në Bjellorusi të cilët e mbështesin luftën ruse kundër Ukrainës me prodhim të resurseve ushtarake dhe dërgim të mallrave, kumtuan mediumet britanike, duke iu referuar Ministrisë amerikane të Financave.

Sanksionet, dedikuar për 19 persona fizik dhe 14 juridik, si dhe një aeroplani, u drejtohen njerëzve të cilët i ndihmuan kompanitë mbrojtëse bjelloruse t'i anashkalojnë sanksionet, si dhe atyre të cilët i ndihmuan njerëzit nga rrethi më i ngushtë i presidentit Aleksandar Llukashenko të gjenerojnë të ardhura, thuhet në kumtesë.

Aksioni u ndërmor sipas dekretit presidencial të nënshkruar nga Xho Bajden në vitin 2021, me qëllim që t'i bëhet presion Llukashenkos për shkak të thënieve se i ka shkaktuar represion opozitës gjatë sundimit të tij 30-vjeçar. Llukashenko e mohon këtë.

Masat e sotme janë ndërmarrë së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, kumtuan edhe nga Minsitria. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR