• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja i jep Ukrainës edhe 400 milionë dollarë pajisje ushtarake

SHBA-ja i jep Ukrainës edhe 400 milionë dollarë pajisje ushtarake

Uashington, 25 korrik 2023 (MIA) – SHBA-ja do të sigurojë deri 400 milionë dollarë ndihmë shtesë në pajisje ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.

Ndihma e re do të përfshijë dronë Hornet të kompanisë FLIR Systems, municione kundërajrore, automjete të blinduara dhe armë antitank.

 Dronët Hornet për herë të parë do të dërgohen në Ukrainë.

 Paketa është financuar me përdorimin  e Autoritetit presidencial për tërheqjen e mjeteve, (PDA, Presidential Drawdown Authority), në bazë të së cilës mund të miratohet transferim të pajisjeve dhe shërbimeve nga arsenali amerikan pa miratimin e Kongresit si përgjigje të rasteve urgjente.

 Pajisja do të dërgohet nga teprivat  e tepërta në SHBA. 

 Kjo është paketa e 43-të e ndihmës për siguri që SHBA ka miratuar për Ukrainën. Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, SHBA-ja ka siguruar më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

Foto:  FLIR Systems

 

QËNDRONI TË LIDHUR