• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja i heq vizat për qytetarët izraelitë

SHBA-ja i heq vizat për qytetarët izraelitë

Uashington, 25 shtator 2023 (MIA) - Administrata amerikane e presidentit, Xho Bajden, po përgatitet ta miratojë kërkesën e Izraelit për regjim pa viza, bëri të ditur mbrëmë kanali TV Ej-Bi-Si, duke iu referuar nëpunësve amerikanë.

Sipas informacioneve fillestare, vendimi përfundimtar duhet të shpallet më 27 shtator nga Alehandro Majorkas, ministër i Sigurisë së Brendshme  i SHBA-së, ndërsa të nesërmen duhet të ratifikohet nga Sekretari i Shtetit, Antoni Blinkeni.

Çështja e regjimit pa viza midis SHBA-së dhe Izraelit u diskutua gjatë një takimi midis Bajdenit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu javën e kaluar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Izraeli i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Uashingtonit për t'u bërë pjesë e Programit për Regjim pa Viza (Visa Waiver Program)  në të cilin marrin pjesë 40 vende. Jerusalemi kohët e fundit i lehtësoi rregullat për hyrje në territorin e tij për amerikanët me origjinë palestineze nga Rripi i Gazës. Paraprakisht, ata mund të kalojnë kufirin vetëm përmes Egjiptit ose Jordanisë. 

Rregullat e reja mundësojnë që izraelitët të paraqesin kërkesë elektronike për leje për hyrje në SHBA në faqen e internetit ESTA  (Electronic System for Travel Authorization)  të Ministrisë së Sigurisë  së Brendshme. Për të marrë leje, e cila është e vlefshme për dy vjet, paguhet 21 dollarë,  dhe merret hyrja pa viza në SHBA në kohëzgjatje prej 90 ditë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR