• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja edhe zyrtarisht miratoi dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë

SHBA-ja edhe zyrtarisht miratoi dërgimin e tankeve Abrams në Ukrainë

Uashington, 8 gusht 2023 (MIA) - SHBA-ja edhe zyrtarisht ka aprovuar dërgimin e serisë së parë të tankeve Abrams në Ukrainë, ndërsa tanket duhet të arrijnë në Ukrainë në fillim të vjeshtës, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë amerikane Dag Bush.

"Tanket Abrams duhet të arrijnë deri në Evropë dhe më pas në Ukrainë", tha Bush. Tanket duhet të arrijnë në Evropë dhe më pas të transferohen në Ukrainë me municion, pjesë rezerve dhe pajisje karburanti, transmeton Si-en-en.

SHBA filloi trajnimin e ushtarëve ukrainas se si të drejtojnë me tanket në muajin maj në Gjermani. Rreth 31 tanke të modelit M1-A1 të destinuara për në Ukrainë iu nënshtruan rinovimit dhe përgatitjes për dorëzim për disa muaj dhe u miratuan zyrtarisht për dorëzim gjatë fundjavës.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR