• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja e mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas sulmeve ndaj Iranit

SHBA-ja e mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje pas sulmeve ndaj Iranit

Uashington, 26 tetor 2024 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin në një bisedë telefonike pas sulmit hakmarrës të Izraelit kundër Iranit, e siguroi homologun e tij izraelit në mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrohet. 

“Sekretari Ostin e konfirmoi përkushtimin e hekurt të SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e vetëmbrojtjes”, thuhet në kumtesën e publikuar nga Pentagoni. 

Ostini bisedoi me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant që të marrë informacione më të reja për sulmet e Izraelit në Iran. 

Ostini tha se SHBA-ja është e përkushtuar në mbrojtjen e personelit amerikan, Izraelit dhe partnerëve nga i gjithë rajoni kundër Iranit dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani. 

Ai gjithashtu tha se SHBA-ja është e vendosur të "parandalojë çdo aktor që të shfrytëzojë tensionet ose të zgjerojë konfliktin në rajon." fc/

QËNDRONI TË LIDHUR