• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja e hapi Byronë e re për siguri shëndetësore globale dhe diplomaci

SHBA-ja e hapi Byronë e re për siguri shëndetësore globale dhe diplomaci

Uashington, 1 gusht 2023 (MIA) - Departamenti i Shtetit sot njoftoi se zyrtarisht e hap Byronë e re për siguri shëndetësore globale dhe diplomaci, misioni kryesor i të cilës është fuqizimi i parandalimit efektiv, zbulim, kontroll dhe përgjigje të sëmundjeve ngjitëse, duke përfshirë edhe HIV/SIDA.

Siç është bërë e ditur, Byroja ka për qëllim të nxisë bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar, duke e avancuar mbrojtjen e SHBA-së dhe bashkësisë globale nga kërcënimet shëndetësore përmes sistemeve dhe politikave të përforcuara. 

Theksohet se pandemia e Kovidit e theksoi rolin vital të cilin SHBA-ja duhet ta luajë në zgjidhjen e problemeve shëndetësore në botë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR