SHBA-ja do ta lyejë me ngjyrë të zezë gardhin në kufi me Meksikën për ta bërë më të vështirë kalimin
- Qeveria amerikane planifikon që të gjithë gardhin në kufirin jugor me Meksikën ta lyej me të zezë, për ta bërë më të nxehtë për t'u ngjitur, deklaroi sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, transmeton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:43, 20 gusht, 2025
Uashington, 20 gusht 2025 (MIA) - Qeveria amerikane planifikon që të gjithë gardhin në kufirin jugor me Meksikën ta lyej me të zezë, për ta bërë më të nxehtë për t'u ngjitur, deklaroi sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Kristi Noem, transmeton DPA.
Masa është është pjesë e përpjekjeve të shtuara për të parandaluar kalimin ilegal të kufirit.
Noem theksoi se gardhi, është i përbërë nga shtylla metalike të dendura, dhe pa të është "shumë, shumë i vështirë për t'u kaluar, pothuajse i pamundur", dhe meqenëse shtrihet thellë edhe nën tokë, gërmimi i tuneleve është jashtëzakonisht i vështirë.
Sipas saj, iniciativa për ngjyrosjen është "me kërkesë të veçant" të presidentit Donald Tramp, me qëllim që struktura metalike, në kushte të nxehta, të bëhet edhe më e pakalueshme.
Trampi që në fushatën e vitit 2016 premtoi ndërtimin e një muri të gjatë 3.200 kilometra përgjatë kufirit jugor, për të parandaluar imigracionin ilegal. Një pjesë e gardhit u ndërtua gjatë mandatit të tij të parë, ndërsa ai u zotua që projekti të përfundojë plotësisht në vitet në vijim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s