• e enjte, 04 dhjetor 2025

SHBA-ja do të zhvendosë 200 ushtarë në Izrael

SHBA-ja do të zhvendosë 200 ushtarë në Izrael

Uashington, 10 tetor 2025 (MIA) - SHBA-të po zhvendosin deri në 200 ushtarë, të cilët tashmë janë stacionuar në Lindjen e Mesme në Izrael për koordinimin e operacionit, njoftuan përfaqësues amerikan.

Ushtria amerikane do të krijojnë një qendër të quajtur qendër për koordinimin civil-ushtarak në Izrael, ku do të përfshihen rreth 200 ushtarë. Në të do të përfshihen edhe forcat nga vendet arabe dhe muslimane, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, të cilët do të monitorojnë armëpushimin dhe do të raportojnë shkeljet e mundshme.

Siç njofton Bi-Bi-Si, përfaqësuesit amerikan thonë se asnjë ushtarë amerikan nuk do të hyjë në Gazë. Grupi punues udhëhiqet nga Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është e bazuar në rajon, dhe ka për qëllim të mbikëqyrë përparimin e marrëveshjes për armëpushimin, si dhe të ndihmojë në koordinimin e ndihmës humanitare.

Nën supozimin se shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve është përfunduar, përfaqësuesit thonë se synimi është që pastaj të krijohet një forcë e quajtur Forca ndërkombëtare e stabilizimit, por kjo ende nuk është rënë dakord ndërmjet palëve. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR