• e mërkurë, 20 nëntor 2024

SHBA-ja do të vendosë doganë prej 200 për qind për aluminin nga Rusia

SHBA-ja do të vendosë doganë prej 200 për qind për aluminin nga Rusia

Uashington, 24 shkurt 2023 (MIA) – Duke filluar nga 10 marsi SHBA-ja do të vendosë doganë prej 200 për qind për aluminin e prodhuar në Rusi, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë, duke paralajmëruar spektër të gjerë sanksionesh për shkak të invazionit rus në Ukrainë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja nga 10 prilli, gjithashtu, do të vendosë doganë prej 200 për qind për aluminin e importuar që përmban alumin nga Rusia.

Aluminin rus e prodhon kompania "Rusal", e cila i përbën gjashtë për qind të ofertës globale. Në gjysmën e parë të vitit 2022 eksporti në SHBA është shtatë për qind e të ardhurave të "Rusal".

Analistët potencojnë se nga ky muaj është e mundur Rusia të përgjigjet me kufizimin e eksportit të nikelit dhe paladiumit, që janë të rëndësishme për SHBA-në.

Nikeli është i rëndësishëm për industrinë ajrore dhe bateritë e automjeteve elektrike. Paladiumi është gjendje kryesore për katalizatorët automobilistik.

Ministria amerikane e Tregtisë sot vendosi snaksione për dhjetëra kompani, duke i përfshirë edhe ato në Kinë, Kanada dhe Francë, si përgjigje ndaj invazionit rus në Ukrainë, duke i shtuar në listën e kompanive me të cilat tregtia është e kufizuar.

QËNDRONI TË LIDHUR