• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe vendet aleate u kanë bërë thirrje Huthëve që t'i ndalojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

SHBA-ja dhe vendet aleate u kanë bërë thirrje Huthëve që t'i ndalojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

Uashington, 3 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe 11 vende të tjera aleate sot u kanë bërë thirrje kryengritësve huthë jemenas që të "përfundojnë menjëherë sulmet e tyre ilegale" ndaj anijeve në Detin e Kuq ose "të përballen me pasojat".

"Mesazhi ynë duhet të jetë i qartë: kërkojmë armëpushim të menjëhershëm të këtyre sulmeve të paligjshme dhe lirimin e anijeve dhe ekuipazheve të ndaluara ilegalisht," thuhet në kumtesën e koalicionit 12-vendesh të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kryengritësit huthë të cilët janë afër Iranit, "duhet të mbajnë pasojat nëse vazhdojnë të kërcënojnë jetët, ekonominë botërore dhe lëvizjen e lirë të anijeve tregtare në rrugët ujore të rëndësishme të rajonit", shtohet në tekst.

Përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaratën e nënshkruan edhe Australia, Bahreini, Kanadaja, Belgjika, Gjermania, Italia, Japonia, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda.

Kryengritësit huthë, të mbështetur nga Irani dhe Hamasi palestinez, kanë shtuar sulmet me dronë dhe raketa në brigjet e Jemenit, duke pretenduar se po e bëjnë këtë në solidaritet me Gazën, e cila ka qenë nën sulm dhe rrethim nga Izraeli që kur Hamasi palestinez e sulmoi territorin izraelit më 7 tetor.  ls/

QËNDRONI TË LIDHUR