• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje afatgjate të sigurisë në G7

SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje afatgjate të sigurisë në G7

Bari, 13 qershor 2024 (MIA) - Presidentët e SHBA-së dhe të Ukrainës, Xho Bajden dhe Volodimir Zelenski, nënshkruan një marrëveshje afatgjatë për sigurinë në margjinat e G7, njoftoi DPA.

Pesëmbëdhjetë vende kanë lidhur tashmë marrëveshje të ngjashme afatgjata sigurie me Ukrainën, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Këshilltari për siguri kombëtare i Bajdenit, Xhejk Salivan, tha dje se marrëveshja nuk do të përfshijë angazhimin për Uashingtonin për të vendosur trupa amerikane në Ukrainë, as nuk do të përfshijë angazhime për furnizimin e sistemeve specifike të armëve.

Marrëveshja nuk është ratifikuar nga Kongresi, që do të thotë se nëse Donald Tramp zgjedhet president në nëntor, ai mund ta anulojë atë, nënvizon DPA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR