• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA-ja dhe Rusia në Riad i kanë filluar bisedimet për armëpushimin në Ukrainë

SHBA-ja dhe Rusia në Riad i kanë filluar bisedimet për armëpushimin në Ukrainë

Riad, 24 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë i kanë filluar bisedimet në kryeqytetin arab Riad, ndërsa Uashingtoni përpiqet të ndërmjetësojë për armëpushim të kufizuar pas më shumë se tre vjet luftimesh në Ukrainë.

Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura në hotelin Ric Karlton, raportojnë mediat ruse.

Ekipi rus udhëhiqet nga diplomati i karrierës Grigorij Karasin dhe Sergej Beseda, oficer i lartë i inteligjencës dhe njeri i afërt i besuar i presidentit Vladimir Putin.

Delegacioni i SHBA-së në Arabinë Saudite përfshin më shumë ekipe, ku janë të pranishëm edhe i dërguari special amerikan për Ukrainën, Kith Kelog dhe këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Majk Volc. 

Ndërmjetësuesit amerikanë do të bisedojnë edhe me përfaqësuesit ukrainas.

Kellog, i ka përshkruar bisedimet indirekte si "diplomaci lundruese", ku delegacioni amerikan lëviz mes dy palëve teksa takohen në "ambiente të ndara”.

Bisedimet e para mes përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë në Arabinë Saudite dje u përshkruan nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov si "konstruktive dhe informuese".

Fokusi kryesor i negociatave është të sigurohet përfundimi i sulmeve ndaj objekteve energjetike. Edhe Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord në parim për këtë armëpushim të pjesshëm, por ai ende nuk është zbatuar.

SHBA-ja, gjithashtu, po kryen presion për vazhdimin e armëpushimit në rutat e anijeve në Detin e Zi. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR