SHBA-ja dhe Kina konfirmuan se kanë nënshkruar një marrëveshje për përfundimin e luftës tregtare
- SHBA-ja dhe Kina njoftuan se kanë arritur marrëveshje me të cilën do t'i jepet fund luftës tregtare mes dy vendeve, por marrëveshja nuk zgjidh të gjitha çështjet e hapura në tregtinë bilaterale. Marrëveshja, e nënshkruar dy ditë më parë, bazohet në marrëveshjet kornizë të arritura në Gjenevë në maj, njoftuan autoritetet nga të dyja palët.
Uashington, 27 qershor 2025 (MIA) - SHBA-ja dhe Kina njoftuan se kanë arritur marrëveshje me të cilën do t'i jepet fund luftës tregtare mes dy vendeve, por marrëveshja nuk zgjidh të gjitha çështjet e hapura në tregtinë dypalëshe. Marrëveshja, e nënshkruar dy ditë më parë, bazohet në marrëveshjet kornizë të arritura në Gjenevë në maj, njoftuan autoritetet nga të dyja palët.
Ministri amerikan i Tregtisë, Hauard Lutnik në intervistën për Blumberg deklaroi se marrëveshja përfshin një detyrim nga Kina për dorëzimin e metaleve të rralla, kyçe për teknologjitë si turbinat e erës dhe aeroplanët luftarakë. "Kina do të na dërgojë metale të rralla dhe ne do të heqim kundërmasat", tha Lutnik.
Ministri kinez i Tregtisë konfirmoi se do të shqyrtojë kërkesat për eksportin e mallrave të kontrolluara sipas ligjit, ndërkohë që SHBA-ja do të heq masat kufizuese, pa saktësuar se për cilat mallra bëhet fjalë.
Sipas Blumberg, masat amerikane përfshijnë kufizime të eksporteve të materialeve si etani, i përdorur në prodhimin e plastikës, mikroçipëve dhe motorëve për aeroplanë. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin çështje komplekse si importi ilegal i fentanilit ose qasja e plotë e eksporteve amerikane në tregun kinez.
Bisedimet në Londër në qershor rezultuan me një marrëveshje të pranueshme reciprokisht për çështjet kyçe, i cili pret miratimin nga presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri kinez Si Xhinping. Sipas burimeve të Fjanenshël Tajms, një pjesë e asaj që është rënë dakord nuk është përfshirë në dokumentin zyrtar, edhe pse të dyja palët kanë përgatitur një tekst të shkruar për pikat e diskutuara.
Stiven Miran, kryetar i Këshillit të këshilltarëve ekonomik të SHBA-së, theksoi se administrata e Trampit do të vazhdojë pauzën e taksave për vendet që po negociojnë "me mirëbesim" me Uashingtonin, sipas Jahu Fajnens. qa/sa/
Foto: arkivi