• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja dhe Kina i filluan negociatat tregtare në Kuala Lumpur

SHBA-ja dhe Kina i filluan negociatat tregtare në Kuala Lumpur

Kuala Lumpur, 25 tetor 2025 (MIA) - Delegacione nga Kina dhe SHBA-ja u takuan sot në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur në biseda për çështje ekonomike dhe tregtare.

Të dy palët do të mbajnë konsultime për çështjet kryesore lidhur me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, në pajtim me konsensusin e rëndësish[m të arritur nga shefat e shteteve të dy vendeve gjatë bisedave të tyre me telefon këtë vit, deklaroi të enjten zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.

Delegacionin kinez e udhëheq zëvendës kryeministri He Lifen, i cili është anëtar i Byrosë politike të Komitetit qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Dy superfuqitë ekonomike tentojnë ta përfundojnë luftën e tyre tregtare, njoftojnë mediumet amerikane. bsh/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR