• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione për shkak të korrupsionit kundër pesë ish-nëpunës shtetërorë dhe pesë persona juridik nga Bullgaria

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione për shkak të korrupsionit kundër pesë ish-nëpunës shtetërorë dhe pesë persona juridik nga Bullgaria

Sofje, 10 shkurt 2023 (MIA) - SHBA-ja, në koordinim me Britaninë e Madhe, kumtuan se ndërmarrin veprime për t'iu kundërvënë korrupsionit sistematik në Bullgari me vendosje të sanksioneve kundër pesë ish-nëpunësve shtetërorë dhe pesë perosnave juridik nga Bullgaria për veprime korruptuese që çuan drejt përfitimeve personale ilegale, minim të instituciomeve demokratike në vend dhe rritje të varshmërisë së saj të dëmshme nga burime energjetike ruse, ceket në deklaratën me shkrim të sekretarit shtetëror, Entoni Blinken, kumtuar nga Ambasada amerikane në Sofje.

Rumen Ovçarov, ish-deputet bullgar dhe ministër përgjegjës për energjetikë, Aleksandar Hristov Nikollov, ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendës-drejtor i Centralit bërthamor Kozlloduj (KNPP) dhe Ivan Genov, ish-drejtor ekzekutiv i KNPP dhe ish-deputet, janë cekur për seri të veprave të palejueshme dhe këmbim të mitos lidhur me marrëvehsje energjetike me të cilat nga Qeveria dhe populli i Bullgarisë janë marrë qindra milionë dollarë, ceket në kumtesë. Në të, më tutje thuhet se Nikollaj Malinov, ish-deputet dhe lider i Lëvizjes nacionale të Rusofilëve dhe kryetar i partisë politike Rusofilë për rilindje të atdheut, është cekur për ryshfet të gjykatësit, për ta lejuar të udhëtojë në Rusi, edhe pse ka qenë i akuzuar për spiunim në emër të interesave mbështetur nga Rusia dhe ka qenë me ndalesë udhëtimi.

Më pas, Vlladisllav Goranov, ish-deputet dhe ish-ministër i Financave, i cekur pr shfrytëzim të pozitës së vet për lehtësim të ryshfetit në këmbim të legjislaturës së volitshme, duke e privuar qeverinë nga të ardhurat tatimore.

Inter Trejd 2021 EOOD, MS Kinsult 2016, Lëvizja nacionale e rusofilëve dhe Rusofilët për rilindje të atdheut, janë cekur se janë në pronësi apo të kontrolluara nga Malinov; Trilema Konsalting SHPKNJP EOOD është cekur se është në pronësi apo e kontrolluar nga Goranov, thuhet në kumtesën e Ambasadës amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit, gjithashtu, imponoi restriksione të vizave për Ovçarov, Nikollov dhe Goranov për përzierje në korrupsion të konsiderueshëm. Si rezultat i këtyre veprimeve, ata individë dhe anëtarë të familjes së tyre më të ngushtë në përgjithësi nuk janë të përshtatshëm për hyrje në SHBA.

Britania e Madhe gjithashtu, ceki tre aktorë të korruptuar në Bullgari për korrupsion serioz dhe keqpërdorim të mjeteve të institucioneve publike: Vasil Krumov Bojkov, afarist dhe oligar i dalluar bullgar; Delian Sllavçev Peevski, manjat dhe ish-deputet dhe Ilko Dimitrov Zheljazkov, ish-zëvendës shef i agjencisë shtetërore bullgare për operacione teknike.

Këto veprime të koordinuara e mbështesin strategjinë amerikane për luftë kundër korrupsionit dhe e demonstrojnë përkushtimin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të promovojnë përgjegjësi për korrupsion dhe ta ndihmojnë Bullgarinë, aleate në NATO, të vendosë reforma kritike për sundim të së drejtës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR