• e shtunë, 14 qershor 2025

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për shitje të pajisjes ushtarake në vlerë prej 142 miliardë dollarëve

SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për shitje të pajisjes ushtarake në vlerë prej 142 miliardë dollarëve

Riad, 13 maj 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite sot nënshkruan marrëveshje për shitje të pajisjes ushtarake në vlerë prej pothuajse 142 miliardë dollarëve, në bazë të së cilës Riadi do të fitojë pajisje më bashkëkohore dhe shërbime nga kompani amerikane, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Marrëveshja, e nënshkruar gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Tramp në Riad, është pjesë e investimeve të premtuara saudite në SHBA në vlerë prej 600 miliarëd dollarëve, shtohet në kumtesë.

Trampi dhe trashëguesi i fronit saudit, Mohamed bin Salman paraprakisht sot në Riad nënshkruan marrëvehsje për partneritet strategjik ekonomik mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Partneriteti prëfshin marrëveshje për fushën e energjetikës, xehtarisë dhe mbrojtjes.

Marrëveshjet e nënshkruara në Riad përfshijnë edhe eksport të turbinave me gaz dhe sistemeve tët jera energjetike në vlerë prej 14,2 miliardë dollarëve, si dhe shitje të aeroplanit të udhëtarëve Boing 737-8 në vlerë prej 4,8 miliardë dollarëve. ab/

Foto: Shtëpia e Bardhë

QËNDRONI TË LIDHUR