• e mërkurë, 03 korrik 2024

SHBA-ja dërgon sisteme për mbrojtje me raketa në Lindjen e Afërt

SHBA-ja dërgon sisteme për mbrojtje me raketa në Lindjen e Afërt

Uashington, 22 tetor 2023 (MIA) - Pentagoni njoftoi se do ta dërgojë sistemin  THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) në Lindjen e Afërt, bashkë me sistemin amerikan për mbrojtje ajrore "Patriot". Sistemi THAAD është dizejnuar që të rrëzojë raketa balistike me rreze të shkurtë dhe të mesme veprimi në fazën e fundit të fluturimit të tyre.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, gjithashtu, tha se një numër i shtuar i ushtarëve janë vënë nën "gatishmëri për shpërndarje" në rajon, edhe pse nuk precizoi sa, transmeton Bi-Bi-Si. Në kumtesën e Pentagonit thuhet se ky vendim vijoi pas "përshkallëzimit të para pak kohe të Iranit dhe forcave të tyre ndërmjetësuese përgjatë rajonit në Lindjen e Afërt".

Sulmet ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri janë rritur pasi para dy javëve shpërtheu konflikti mes Izraelit dhe Hamasit. Pasi Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, SHBA-ja zhvendosi një aeroplanmbajtëse, anije dhe avionë në Mesdheun lindor - dhe premtoi se do t'i siguronte Izraelit pajisje dhe municione shtesë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR