• e shtunë, 06 dhjetor 2025

ShBA-ja anuloi 6.000 viza studentore që kur Rubio është sekretar shteti

ShBA-ja anuloi 6.000 viza studentore që kur Rubio  është sekretar shteti

 Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Departamenti i Shtetit ka anuluar 6.000 viza studentore që kur Sekretari i Shtetit Marko Rubio mori detyrën shtatë muaj më parë.

 Rubio i është kundërvënë studentëve duke përdorur një ligj të paqartë që i lejon atij të anulojë vizat për njerëzit që konsiderohen se kundërshtojnë interesat e politikës së jashtme të SHBA-së, raportuan mediat amerikane.

 "Departamenti i Shtetit ka anuluar mbi 6.000 viza studentore për tejkalime të afatit të qëndrimit dhe shkelje të ligjit, shumica dërrmuese e të cilave janë sulme, drejtim automjeti në gjendje të dehur, vjedhje me thyerje dhe mbështetje të terrorizmit", deklaroi një funksionar i Departamentit të Shtetit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR