• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA: Vendet që nuk u kundërpërgjigjën tarifave do të shpërblehen

SHBA: Vendet që nuk u kundërpërgjigjën tarifave do të shpërblehen

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Sekretari i Fincave i SHBA-së, Skot Besent iu drejtua mediave në përpjekje për të sqaruar komentet e presidentit amerikan Donald Tramp për tarifat e reja tregtare. Trampi pak më parë paralajmëroi rritje të tarifave ndaj Kinës, por tarifat u ngrinë në 10 për qind për 90 ditë për të gjitha vendet e tjera.

Besent tha se SHBA-ja është e gatshme të negociojë me "çdo vend në botë" që dëshiron të diskutojë për kushtet tregtare.

"Ne do të kalojmë në një tarifë bazë prej 10 për qind për ato vende," tha ai, duke shtuar se tarifat ndaj Kinës do të rriten në 125 për qind për shkak të, siç e quajti ai, "këmbënguljes së tyre për përshkallëzim".

Sipas Besent, më shumë se 75 vende kanë kontaktuar tashmë me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar kushtet, kurse Uashingtoni është gati të negociojë "me mirëbesim".

Ai theksoi se pauza 90-ditore e paralajmëruar nga Tramp do të sigurojë kohë për këto negociata. Ky ndryshim i papritur në politikën e Trampit vjen më pak se 24 orë pasi hynë në fuqi tarifat e larta për importet nga dhjetëra partnerë tregtarë. ls/

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR