• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA u bënë thirrje vendeve mbarë botën që t'i japin fund zhdukjeve me forcë

SHBA u bënë thirrje vendeve mbarë botën që t'i japin fund zhdukjeve me forcë
Uashington, 30 gusht 2022 (MIA) - Në Ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukur me dhunë, SHBA-ja u bëri thirrje qeverive të të gjitha vendeve në botë që t'i japin fund kësaj praktike, e cila "përdoret ende për të shtypur disidentët dhe për të sulmuar shoqërinë civile". "Çdo vit njerëzit e rëndmtë bëhen viktima të zhdukjes me forcë dhe gjurmët e tyre humbin pas ndalimit, arrestimit ose rrëmbimit nga zyrtarët shtetërorë dhe ata që veprojnë në heshtje me pëlqimin e tyre", tha në një deklaratë sekretari i shtetit, Entoni Bilken. Ata që janë përgjegjës shpesh nuk e pranojnë faktin e zhdukjes ose madje mund ta justifikojnë atë si pjesë të një operacioni antiterrorist. Regjimet autoritare dhe përfaqësuesit e tyre përpiqen të mbjellin frikë dhe të mbajnë kontrollin duke rrëmbyer luftëtarë për të drejta të njeriut, aktivistë politikë dhe ata për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, gazetarë dhe përfaqësues të grupeve të tjera vulnerabël, si fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara". SHBA-ja rikonfirmoi angazhimin e tyre për zgjidhjen e këtij problemi dhe u bëri thirrje qeverive që t'i japin fund këtij fenomeni. SHBA-ja gjithashtu bën thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi, të zbulojë vendndodhjen dhe fatin e viktimave të zhdukjes me forcë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të çdo personi. qa/bsh/    

QËNDRONI TË LIDHUR