SHBA-ja përkohësisht ka mbyllur pikën kufitare me Meksikën në Teksas
- Ministria Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka marrë një masë të përkohshme për mbylljen e pikës kufitare Teksas-Meksikë për të “ndaluar lëvizjen e madhe të emigrantëve që mbërrijnë me hekurudhë dhe të mbrohet shëndeti dhe siguria e personelit të saj”, njoftuan sot nga Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:21, 21 dhjetor, 2023

Uashington, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka marrë një masë të përkohshme për mbylljen e pikës kufitare Teksas-Meksikë për të “ndaluar lëvizjen e madhe të emigrantëve që mbërrijnë me hekurudhë dhe të mbrohet shëndeti dhe siguria e personelit të saj”, njoftuan sot nga Shtëpia e Bardhë.
“Ne po punojmë ngushtë me Qeverinë meksikane në përpjekje për të zgjidhur këtë çështje, duke rritur personelin në rajon”, shtohet në deklaratën e raportuar nga mediat britanike.
Shtëpia e Bardhë, gjithashtu, publikoi se vazhdon me komunikim të rregullt me subjektet afariste për të vlerësuar dhe zbutur ndikimin e këtyre masave për mbylljen e përkohshme. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s