SHBA: Nuk ka indikacione se Rusia do të përdor armë bërthamore të sistemuar në Bjellorusi
- Ministria amerikane e Mbrojtjes kumtoi se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdor armë bërthamore, pasi që Moska paralajmëroi sistemimin e armës taktike bërthemore në Bjellorusi.
- Post By Besnik Shuki
- 13:12, 26 mars, 2023
Uashington, 26 mars 2023 (MIA) - Ministria amerikane e Mbrojtjes kumtoi se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdor armë bërthamore, pasi që Moska paralajmëroi sistemimin e armës taktike bërthemore në Bjellorusi.
"I pamë raportet për kumtesën ruse dhe do të vazhdojmë ta ndjekim këtë situatë", thuhet në deklaratën me shkrim të pres shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk shohim arsye që ta përshtatim pozitën tonë strategjike bërthamore ose çfarëdo indikacioni se Rusia po përgatitet të përdor armë bërthamore. Mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të NATO- aleancës", thuhet në kumtesë.
Presidenti rus Vlladimir Putin mbrëmë deklaroi se Moska do të sistemojë armë taktike bërthamore në territorin e aleatit të saj Bjellorusisë, vend në kufi me Bashkimin Evropian. bsh/