• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA: Në mënyrë aktive jemi duke folur me shtete të tjera për ndihmë kundërajrore për Ukrainën

SHBA: Në mënyrë aktive jemi duke folur me shtete të tjera për ndihmë kundërajrore për Ukrainën
Uashington, 21 mars 2022 (MIA) - Zëdhënësi i Pentagonit, Xhon Kirbi sot deklaroi se SHBA-ja është duke biseduar me shtetet e tjera që t'i sigurojnë Ukrainës "lloje të sistemeve të Mbrojtjes të cilat e përfshijnë mbrojtjen ajrore me rreze të gjata veprimi"."Këto janë konsulta aktive", theksoi Kirbi.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin javën e kaluar i vizitoi Sllovakinë dhe Bullgarinë, pasi mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.Si-en-en paraprakisht publikoi se SHBA-ja është duke negociuar me Varshavën, Sllovakinë për t'i dorëzuar Ukrainës armë kundërajrore S-300.Nuk është paralajmëruar asnjë marrëveshje midis Sllovakisë dhe SHBA-së.

QËNDRONI TË LIDHUR