SHBA: Ministria e drejtuar nga Masku zbulon mijëra kredi që u janë dhënë fëmijëve
- Ministria amerikane për efikasitet të qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga Ilon Mask publikoi se ka zbuluar se mijëra kredi në vlerë mbi 300 milionë dollarë u janë dhënë fëmijëve gjatë pandemisë së Kovid-19 në vitin 2020-2021, raportojnë mediat amerikane.
- Post By Fami Bajrami
- 08:20, 10 mars, 2025

Uashington, 10 mars 2025 (MIA) - Ministria amerikane për efikasitet të qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga Ilon Mask publikoi se ka zbuluar se mijëra kredi në vlerë mbi 300 milionë dollarë u janë dhënë fëmijëve gjatë pandemisë së Kovid-19 në vitin 2020-2021, raportojnë mediat amerikane.
Në luftën për të ulur shpenzimet dhe korrupsionin në qeverinë federale, DOGE zbuloi se administrata e bizneseve të vogla (SBA) ka dhënë afër 5.600 kredi për njerëzit që kanë qenë 11 vjeç ose më të rinj në atë kohë, raporton Foks njuz. Siç thuhet, mbetet e paqartë se për çfarë janë përdorur këto mjete. Në të njëjtën kohë, DOGE publikoi në platformën X se poashtu është përcaktuar se gjatë periudhës së njëjtë janë ndarë 3,095 kredi me vlerë 333 milionë dollarë për persona më të vjetër se 115 vjeç.
Siç ka deklaruar Ministria e Maskut, ato kredi me gjasë janë ilegale, ndërsa DOGE po punon me SBA për ta zgjidhur atë çështje sa më shpejt të jetë e mundur. Baza e të dhënave të sigurimeve sociale i liston ata individë si ende të gjallë, ndërsa në një rast, një hua prej 36.000 dollarë i është dhënë një 157-vjeçari.
Siç theksoi presidenti Donald Tramp në një fjalim në Kongres të martën, është paradoksale që Administrata e sigurimeve sociale ka miliona njerëz mbi 100 vjeç në bazën e të dhënave të saj, ndërsa një person kinse ka 360 vjeç.
Siç deklaroi Trampi, sipas të dhënave për sigurime sociale, 3,47 milionë njerëz janë të moshës 120 deri në 129 vjeç, 3,9 milionë njerëz janë të moshës 130 deri në 139 vjeç, ndërsa 3.5 milionë janë të moshës 140 deri në 149 vjeç.