• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA: Marrëveshja për pengjet në Gazë është e mundur, me përfitime 'të mëdha'

SHBA: Marrëveshja për pengjet në Gazë është e mundur, me përfitime 'të mëdha'

Uashington, 12 shkurt 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kumtuan se ende po kërkojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gazl, pasi me sulmin vdekjeprurës izraelit në Rafah të mbushur u liruan dy pengje dhe rinovuan paralajmërimet për një operacion më të gjerë izraelit.

Sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane, drejtori i CIA-s Viliam Barns pritet nesër në Kajro për një raund të ri bisedimesh mbi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Katari, pasi Izraeli javën e kaluar e hodhi poshtë një përgjigje fillestare nga Hamasi.

"Ka pasur një sërë pikash vërtet të paqëndrueshme në propozimin që erdhi nga Hamasi, por ne besojmë se një marrëveshje është e mundur dhe ne do të vazhdojmë. Besojmë se përfitimet e pauzës dhe marrëveshjes për pengjet janë të mëdha, jo vetëm për pengjet që do të lirohen, por edhe për përpjekjet humanitare në Gazë dhe për aftësinë tonë për të filluar të kërkojmë një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme për këtë konflikt”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler.

Propozimi, i paraqitur fillimisht në bisedimet në Paris, do të ndalonte përkohësisht luftimet në këmbim të Hamasit që të lironte pengjet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, pas bisedimeve javën e kaluar me Sekretarin shtetëror, Entoni Blinken, hodhi poshtë kundërpropozimin e Hamasit dhe u zotua se do t'i jepte një "goditje fatale" militantëve, të cilët kryen një sulm masiv më 7 tetor në Izrael.

Izraeli ka pranuar dy pengje pas një sulmi me bombë gjatë natës në Rafah, ku e humbën jetën rreth 100 njerëz, përfshirë pengje.

Sulmet erdhën disa orë pasi Netanjahu foli me telefon me Presidentin Xho Bajden, i cili tha se SHBA-ja e kundërshton sulmin në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë janë strehuar që nga fillimi i luftës katërmujore, pa asnjë plan për sigurinë e civilëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR