• e enjte, 03 tetor 2024

SHBA: Manovër e pasigurt kineze në Ngushticën e Tajvanit

SHBA: Manovër e pasigurt kineze në Ngushticën e Tajvanit

Bangkok, 5 qershor 2023 (MIA) – Ushtria amerikane sot publikoi një video nga një manovër kineze "e pasigurt" në Ngushticën e Tajvanit. Incidenti ka ndodhur të shtunën derisa një anije shkatërruese amerikane dhe fregata kanadeze kanë qenë "në lundrim të lirë" nëpër ngushticë.

Një anije e marinës kineze e ka bllokuar rrugën e anijes shkatërruese amerikane, duke e detyruar ta ngadalësojë për t'iu shmangur përplasjes.

Komanda indo-paqësore e ushtrisë amerikane kumtoi se anija kineze i ka shkelur rregullat detare për kalim të sigurt në ujërat ndërkombëtarë.

Mediat amerikane njoftojnë se anija kineze nuk ka tentuar me një manovër të ngjashme kur ka kaluar fregata kanadeze, që ka lundruar pas anijes shkatërruese amerikane.

QËNDRONI TË LIDHUR