• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA lehtëson burokracinë për investitorët me dekret të ri të Trampit

SHBA lehtëson burokracinë për investitorët me dekret të ri të Trampit

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot nënshkroi dekret për të lehtësuar tërheqjen e investimeve të korporatave në SHBA me vlerë më shumë se një miliard dollarë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Me dekretin themelohet një shërbim i ri në Ministrinë e Tregtisë së quajtur "Akcelerttor investues i SHBA-së", qëllimi i të cilit është të inkurajojë kompanitë e huaja të investojnë në ekonominë amerikane.

Programi do të përfshijë:

- Uljen e pengesave burokratike,

- Përshpejtimi i dhënies së lejeve,

- Koordinim më të mirë midis agjencive federale dhe autoriteteve shtetërore,

- Zgjerim të qasjes deri tek burimet për investitorët.

"Ky dekret është hap kyç në tërheqjen e investimeve strategjike dhe përforcimin e ekonomisë amerikane", theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR